Avdijaj merr lëvdata për golin e parë në Bundesligë

22 Dhjetor 2016 - 09:42      

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka marrë lëvdata nga trajneri i skuadrës së tij Schalke, Markus Weinzierl, për golin e parë në Bundesligën e Gjermanisë.

Trajneri Weinzierl ka thënë se paraqitja e Avdijajt ka qenë pozitive. Avdijaj 20-vjeçar të martën mbrëma shënoi golin e vetëm te Schalke që u mposht nga Hamburgu me rezultatin 2:1. Ai golin e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, derisa në fushë u inkuadrua në minutën e 69-të, transmeton Koha Ditore.

"Ai ka luajtur mirë, ka shënuar një gol të mirë. Ne shpresuam që ai do të bëjë një ndryshim dhe doli mirë. Të kuptojmë ai ishte i lënduar për një kohë të gjatë dhe ende nuk është plotësisht i gatshëm për të luajtur tërë ndeshjen", ka thënë Weinzierl, përcjell "Kicker" të mërkurën.

Sulmuesi nga Istogu në Bundesligë debutoi në ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit javë më parë. Kundër Hamburgut ishte ndeshja e tretë në Bundesligë. Para debutimit në Bundesligë luajti dy ndeshje në Ligën e Evropës, kundër Nices dhe Red Bull Salburgut. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...