Storia e jashtëzakonshme e skuadrës së vogël Altach

22 Dhjetor 2016 - 09:34      

Ekipi i Altachit, pas 20 xhirove në Bundesligën e Austrisë kryeson me 42 pikë, dy më tepër se gjiganti Red Bull Salzburgu. Klubi që vjen nga një fshat i vogël, po synon të arrijë suksesin që arriti Leicester City në Premier Leaguen e Anglisë stinorin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Ndoshta kurrë nuk keni dëgjuar për skuadrën SC Rheindorf Altach dhe kjo për një arsye të mirë.
Skuadra është nga një fshat i vogël austriak Altach, që ka një popullatë rreth 6.500 banorë dhe stinorin e kaluar pati një mesatare prej rreth 4.700 tifozëve për ndeshje.

Me gjithë bazën modeste, Altach është duke befasuar të gjithë dhe aktualisht po kryeson renditjen në Bundesligën e Austrisë.
Është ngritur në krye duke lënë prapa emrat si Red Bull Salzburg e Rapid Vjena. Gjithë këtë e ka arritur, ndonëse e ka humbur trajnerin muajin e kaluar.

Pas dekadash në ligat regjionale të Austrisë që nga formimi në vitin 1929, Altach është kthyer në skuadër profesioniste në vitin 1991.
U ngrit në Bundesligën e Austrisë për herë të parë në vitin 2006.
Në stinorin 2014-15, ekipi u kualifikua në Ligën e Evropës për herë të parë në histori.
Mposhti skuadrën portugeze Vitoria në fazën eliminatore, para se të pësonte në fazën e barazhit nga skuadra tjetër portugeze Belenenses. (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...