UEFA nuk lejon ligë ballkanike

21 Dhjetor 2016 - 22:00      

As vizita e presidentit të UEFA-s në Zagreb nuk e shtoi përkrahjen për idenë e krijimit të një lige ballkanike në futboll, e sponsorizuar fuqimisht nga Serbia por e kundërshtuar nga shumë vende të ish-Jugosllavisë.

Turneu rajonal që supozohej se do të përplaste më të mirët e Ballkanit nuk është përkrahur nga ana e qeverisë së futbollit kontinental.
Jugoliga, siç ishte pagëzuar nga mediat me seli në Beograd, kishte në plan sipas ideatorëve, të përfshinte ekipe të Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Bosnjes, Serbisë, Maqedonisë, Hungarisë. Në planin rajonal nuk përfshiheshin ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.

Shtëpia e futbollit europian, në një letër zyrtare, mohoi se ishte arritur ndonjë marrëveshje për themelimin e ligës. “Të gjitha raportimet rreth krijimit të një lige të Ballkanit nën kujdesin tonë janë të pavërteta. UEFA nuk ka miratuar ndonjë vendim për organizimin e evenimenteve të tilla”, shkruan në letrën e UEFA-s drejtuar mediave kroate.

Më parë, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin kishte thënë se disa zyrtarë lokalë kishin përkrahur iniciativën por kjo kishte mbetur vetëm në fazën e krijimit. Mediat kroate nënvizojnë se arsye për refuzimin nga UEFA, janë konfliktet e mbartura mes vendeve të rajonit dhe tensionet që dalin shpeshherë në sipërfaqe, sidomos në ndeshjet e futbollit, transmeton tch.

Në mendjet e tifozëve ende nuk janë larguar trazirat e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë dy vjet më parë, ndërsa përplasje dhe kore raciste ka pasur në thuajse çdo ndeshje të Crvena Zvezdës së Beogradit.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...