Mourinho: S’do të mendoja dy herë për kontratën e re me Unitedin

21 Dhjetor 2016 - 19:15      

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, thotë se nuk do të mendonte dy herë për të nënshkruar kontratë të re me klubin anglez.

Portugezi mori udhëheqjen e 20-herë kampionit të Anglisë në korrik, duke nënshkruar kontratë trevjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Ditë më parë u raportua se United është i vendosur t’i ofrojë zgjatje të kontratës ish-trajnerit të Chelseat, ndërsa tani Mourinho thotë se do të nënshkruante kontratë të re me shumë dëshirë.

“Ata e dinë se po e shijoj çdo minutë, punën time në Manchester United dhe e dinë që një ditë nëse më ofrojnë kontratë të re, do ta nënshkruaj, nuk më duhen as këshilltarët, do të nënshkruaja sepse e dua këtë punë”, ka thënë Mourinho për “SkySports”, transmeton koha.net.

Ai ka shtuar se ekzistojnë oferta të majme nga Kina, por dëshiron të mbetet në futbollin evropian.

Unitedi aktualisht është katër pikë prapa pozitës së katërt në Premier Ligë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...