Chapecoense zyrtarizon transferimin e parë pas tragjedisë

21 Dhjetor 2016 - 17:29      

Klubi brazilian Chapecoense ka zyrtarizuar transferimin e parë që prej përplasjes tragjike të aeroplanit që rezultoi me vdekjen e shumicës së lojtarëve të ekipit.

Atletico Mineiro ka huazuar mesfushorin ofensiv Dodo te klubi brazilian për një vit duke mos kërkuar dëmshpërblim për shërbimet e tij.

Dy ekipet do të paguajnë për gjysmë pagën e futbollistit.

Dodo, që vitin e shkuar luante si i huazuar te Figueirense, ishte cak i Chapecoenses para aksidentit që la të vdekur 19 futbollistët e klubit.

“Pak ditë pas aksidentit, Chape kërkoi nga Atletico nëse mund të marrin Dodon... Etika dhe solidariteti nuk janë vetëm në fjalë”, ka shkruar Lasaro Candido Da Cunha, një drejtor i Atleticos, në Twitter, transmeton koha.net.

Një delegacion i madh i futbollistëve dhe zyrtarëve të klubit ishte përfshirë në aksidentin e madh me aeroplan në nëntor, gjatë udhëtimit të klubit drejt finales në Copa Sudamericana në Kolumbi.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...