21 Dhjetor 2016 - 17:02
Simeone fillimisht kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2020, para se të reduktonte atë për deri në vitin 2018 pas negociatave me klubin. Megjithatë, ai shpjegon se kjo nuk do të thotë që do të largohet nga klubi kur të përfundojë sezoni i ardhshëm.
“Ajo që ndodhi me kontratën është ajo që doja për Atletico Madridin. Të gjithë thonë se unë me gjasë do të largohen pas një viti e gjysmë, madje edhe fansat mendojnë ashtu. Por unë mund ta zgjas kontratën. Mediat janë kreative për të krijuar lajme kontroverse, që është mirë, duhet të pranohet, por ju duhet të përgjigjeni nëse kjo nuk ndodh. Fjalët vijnë e shkojnë, por faktet mbesin. Kur të largohem do të largohem për të mirë të klubit”, ka thënë Simeone për “beIN Sports”, transmeton koha.net.
Atletico aktualisht është e gjashta në La Ligë me 28 pikë në tabelë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...