21 Dhjetor 2016 - 16:28
Reprezentuesi i Gabonit është shndërruar në lojtarin kryesor të Dortmundit që kur u bashkua nga Saint-Etienne në vitin 2013.
Kur Robert Lewandowski u largua drejt Bayernit, Aubameyang u bë lojtari kryesor i Dortmundit dhe sezonin e shkuar shënoi 25 gola në 31 ndeshje në Bundesligë.

Ish-futbollisti i Bayernit dhe Gjermanisë thotë se Aubameyang kushton edhe më shumë se Paul Pogba që kaloi gjatë verës te Manchester Unitedi nga Juventusi për 105 milionë euro.
“Nëse një lojtar si Pogba kushton 105 milionë euro, Dortmundi duhet të fitojë 150 milionë për Aubameyangun. Ai është futbollist që bën dallimin, Pogba jo”, ka shkruar Matthaus në një shkrim në “SportBild”, transmeton koha.net. “Shpresoj ta shohim atë gjatë në Bundesligë”.
27-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2020.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...