Foto: Reuters

Zbulohet zëvendësuesi i Tramezzanit tek Kombëtarja shqiptare

21 Dhjetor 2016 - 13:08      

Paolo Tramezzani tashmë nuk është më pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) konfirmoi zgjidhjen e kontratës me italianin në mënyrë konsensuale dhe tashmë asaj i mbetet detyra e përcaktimit të pasuesit të tij.

Së fundmi është folur për Ervin Bulkun si kandidat për të marrë vendin e Tramezzanit, gjë që u pohua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku në Top Channel.

“Tani që flasim, Bulku është zëvendëstrajner. Mund të jetë kandidat edhe për rolin e Tramezzanit, i cili me largimin e tij ka hapur dy vende, pasi ishte zëvendëstrajner dhe drejtor teknik. Do të jetë në dorë të De Biasit nëse do e mbajë ende apo jo Bulkun si zëvendësin e tij”, tha Shulku.

Ilir Shulku, në intervistën e tij, përveç objektivave të Kombëtares, foli edhe për çështjen e stadiumit, duke konfirmuar përfundimin e punimeve në harkun e dy viteve. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...