Ylli i së ardhmes me emër të veçantë

21 Dhjetor 2016 - 09:29      

Njohësit e basketbollit mund të jenë të ndarë në vlerësime lidhur me nenin që u garanton basketbollistëve të rinj të paktën 15 minuta lojë në ndeshje të kampionatit të Kosovës.

Por 16-vjeçari Gazzali Makasqi nuk ka dilema se kushtëzimi i Federatës për skuadrat që 15 minuta t'i rezervojnë për lojtarët nën 20-vjeç është i qëlluar. Këtë vendim FBK-ja e ka marrë për të përkrahur të rinjtë që jo gjithnjë kanë hapësirë në klubet e basketbollit kosovar.

Pikërisht nga ky kushtëzim ka përfituar lojtari me emër paksa të veçantë, Gazzali Makasqi. Një javë pa nisur edicioni, Ylli e kishte afruar fundorin në skuadër, pasi i duhej një lojtar më i ri se 20-vjet, që do të mund të luante. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...