Loja me listat e delegatëve

21 Dhjetor 2016 - 09:16      

Shqipe Zogiani mburret me sukseset e veta, por dhe të nxënësve të saj në karate. Durim Berisha ka bërë shumë zhurmë së fundi për Federatën e Taekwondos.

Por në Kuvendin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), që mbahet të mërkurën (sot), Zogiani nuk do të përfaqësojë Federatën e Karatesë së Kosovës e as Berisha Federatën e Taekwondos së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Zogiani e Berisha janë në listën e delegatëve për Kuvend, por jo si delegatë të federatave të sporteve që u takojnë. Zogiani sipas listës zyrtare të delegatëve, është delegate e Federatës së Boksit të Kosovës, ndërsa Berisha është delegat i Federatës së Mundjes së Kosovës.

Këto nuk janë "paradokset" e vetme që hasen në listën e delegatëve që është formuluar nga Komisioni i Pavarur Zgjedhor i KOK-ut në bazë të formularëve të pranuar nga federatat sportive. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...