Garë e nxehtë për postin më të rëndësishëm sportiv

21 Dhjetor 2016 - 08:33      

Besim Hasani nuk e vë në diskutim zgjedhjen e tij edhe për një mandat të ri në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës, pozitë të cilën e mban tash e 20 vjet.

"Pa dyshim se do ta fitoj edhe një mandat të ri", u shpreh Hasani të martën për gazetën, një ditë para zgjedhjeve të organeve të reja drejtuese të KOK-ut.

Kuvendi zgjedhor i KOK-ut do të mbahet të mërkurën në Prishtinë dhe nis në orën 17:00, shkruan sot Koha Ditore.

Kundërkandidat i Hasanit në këto zgjedhje është Jeton Beqiri, gjyqtar ndër më të njohurit në botë të pingpongut. Edhe ai është i bindur në fitore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...