Xhaka kthehet te Gladbachu, befasohet nga ish-skuadra

20 Dhjetor 2016 - 21:12      

Granit Xhaka është kthyer te Borussia Monchengladbachu të martën në mbrëmje për të përshëndetur fansat e ish-skuadrës.

Mesfushori iu bashkua Arsenalit gjatë verës, por nuk pati rast të përshëndetej me tifozët e Gladbachut për shkak se sezoni tashmë kishte përfunduar.

Ai kaloi katër vjet te klubi gjerman duke u paraqitur 140 herë në fanellën e Gladbachut.

Para takimit me Wolfsburgun në Bundesligë, Xhaka doli në fushë dhe u brohorit nga tifozët e klubit, ndërsa mori si dhuratë nga klubi një karton të madh të verdhë, si shenjë për mosdisiplinën e tij si futbollist. Ai ishte ndëshkuar 48 herë me karton të verdhë dhe gjashtë herë me të kuq në kohën sa ishte në Gjermani.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...