Në çerekfinale të Eurobasketit U18 Edon Maxhuni, bënë histori me Finlandën [video]

20 Dhjetor 2016 - 13:43      

Paraqitjet e tij, udhëheqja e lojës e mbi të gjitha pikët vendimtare, kanë bërë që Finalnda të bëjë histori në basketbollin evropian.

Edon Maxhuni, basketbollisti shqiptar, ka dërguar kombëtaren finlandeze deri në çerekfinale të Eurobasketit U 18 që po mbahet në Samsun të Turqisë, raporton KTV.

Djali i ish-basketbollistit të Prishtinës, Besim Maxhuni, është më meritori që Finlanda ka siguruar çerekfinalen, që është suksesi më i madh i kësaj kombëtareje në garat ndërkombëtare.

Finlanda ka dalë nga grupi B, ku ishin Gjermania, Turqia e Greqia, për të synuar tashmë gjysmëfinalen.

Edoni ishte vendimtar në të tri ndeshjet, me mesatare prej 17 pikëve dhe 3.3 asistimeve për lojë.

Në duelin e humbur kundër Gjermanisë, i shënoi 13 pikë, por ishte vendimtar në fitoren kundër Turqisë, me 20 pikë.

Kundër Greqisë, Finlanda humbi, por me vetëm 2 pikë disavantazh, gjë që i mundësonte kombëtares të kalonte grupin.

Finlanda synon tashmë gjysmëfinalen dhe ndonjë medalje, falë paraqitjeve të Edonit.

Ndeshja e radhës e Finlandës dhe Maxhunit të ri, është ajo kundër Italisë, të martën në kuadër të çerekfinales.

Në Turqi, janë një numër i madh i skautëve që po përcjellin edhe Edon Maxhunin, basketbollisti kosovar javë më parë, ishte në SHBA, për të zgjedhur njërin nga kolegjet për shkollim dhe mbase karrierë profesionale në NBA.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...