20 Dhjetor 2016 - 12:27
Ka një kohë të gjatë që emri i 27-vjeçarit përmendet për një largim nga Rusia dhe vetë Witsel ia ka bërë me dije klubit që nuk do ta vazhdojë kontratën, duke e vënë Zenitin në një pozitë të vështirë.
Siç raporton Goal, Zeniti është duke kërkuar 10 milionë euro për skuadrat e interesuara për futbollistin, me Juventusin që është favorit për ta marrë atë.
‘Zonja e Vjetër’ ka marrëveshje me Witselin, por kërkesa e fundit e Zenitit nuk pëlqehet nga drejtuesit e kampionit të Italisë, pasi që Juve ofron gjashtë milionë euro dhe bonuse për ta marrë lojtarin, transmeton KP.
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të mbahen bisedime të tjera mes dy klubeve, ndërsa situatën e Witsel është duke e përcjellë edhe Chelsea që mund të ndërhyjë në këtë mes, për ta transferuar ish-futbollistin e Benficas.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...