Rrëfimi për sulmuesin që shënoi 13 gola në një ndeshje

20 Dhjetor 2016 - 10:44      

Imagjino të shënosh 13 gola në ndeshjen e dytë zyrtare me përfaqësuese. E pamundur sigurisht. Por kjo statistikë e jashtëzakonshme botërore është në rezymenë e Archie Thompsonit.

Thompson e arriti këtë në prill të vitit 2001, kur përfaqësuesja e Australisë shkatërroi përfaqësuesen e re dhe të papërvojë të Samoas Amerikane, duke e mposhtur me një rezultat rekord 31:0, në ndeshjen eliminatore për Kupën e Botës, shkruan Fifa.com, përcjell Koha Ditore.

Si një lojtar i popullarizuar dhe i gjallë, karriera e Archie Tompsonit ka qenë e tillë. Ai ishte transferimi i bujshëm i skuadrës më të madhe të A-Leagues, Melbourne Victory, në stinorin e parë të garave.

Ai e shpagoi këtë besim, duke arritur një rekord tjetër të golave, duke shënuar pesë gola në një ndeshje finale të A-Leagues. Gjithmonë me një buzëqeshje në fytyrë, madje edhe kur ndeshja është e nxehtë, Thompson ka shijuar një karrierë të gjatë dhe fascinuese.

Mirëpo, gjithçka ka mundur të ishte ndryshe. Pesë vjet me herët ai kishte qenë duke larë enë në një restorant kinez kur i nisi kjo dëshirë për futboll... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...