Shaqiri: Me Guardiolën nuk kam pasur kurrë probleme

20 Dhjetor 2016 - 08:20      

Mesfushori Xherdan Shaqiri ka thënë se situata e tij te Bayern Muncheni kishte ndryshuar me ardhjen e trajnerit Pep Guardiola, përcjell Koha Ditore.

Por, Shaqiri në një intervistë të dhënë "spox.com", ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur probleme me Guardiolën sa ishin bashkë në klubin gjerman, Bayern Muenchen.

"Është e vërtetë se situata ime sportive me ardhjen e Guardiolës ndryshoi. Por unë kurrë nuk pata probleme me të. Për fat të keq unë u lëndova disa herë. U bëra i pakënaqur, pasi nuk mund të jepja kontributin tim siç e kisha dhënë edhe në edicionin kur fituam tripletën", ka thënë Shaqiri.

Shaqiri 25-vjeçar te Bayern Muencheni luajti nga vera e vitit 2012 deri në janar të vitit 2015. Aktualisht është pjesë e skuadrës Stoke City, kurse Guardiola udhëheq Manchester Cityn.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...