“Shqiponjat” bojkotojnë Pejën

19 Dhjetor 2016 - 19:35      

Grupi i tifozëve të klubit të basketbollit Peja, “Shqiponjat”, ka njoftuar se ka vendosur të bojkotojë klubin pejan.

Kjo për shkak të “injorimit që klubi Peja po i bën Shqiponjave”.

Në një postim në faqen zyrtare të grupit në Facebook, “Shqiponjat” kanë thënë se klub duhet t’i respektojë tifozët e vet ashtu si duhet.

Ky është postimi i tifozëve në Facebook:

“Tashmë #Zyrtare

Shqiponjat bojkotojnë klubin e basketbollit KB.Peja

Para pak çastesh përfundoj mbledhja e tifo grupit #Shqiponjat, mbledhje kjo e thirrur nga kryesia e saj për diskutimin e problemeve klub - tifozë.

Unanimisht nga mbi 40 veta u kërkua dhe u miratua bojkotimi total i klubit KB.Peja e cila po i injoron tifozat #Shqiponjat, dhe po i bojkoton.

Andaj edhe njëherë ju njoftojmë se #Shqiponjat nuk shuhen, aq ma tepër ata nga kjo mbledhje janë edhe më të fort dhe të bashkuar si kur më parë. Edhe pse dikush dëshiron ti shuaj. #Shqiponjat ishin dhe do jenë së egzistuari ende.

Shqiponjat janë tifozët e qytetit Peja, por jo edhe klubit basketbolli Peja deri sa ajo ti respektoi si duhet tifozet e vet.

Këtë përgjigje e ka marr klubi KB.Peja edhe në ndeshjet e fundit ku palestra nuk mblodhi as 200 shikues.

Për fund, ju njoftojmë të gjithë anëtarësin e tifo grupit #Shqiponjat dhe qytetarët e #Pejës se begjat e anëtarsisë janë përfundu, ndërsa ato sonte u shpërndan për të pranishmit, ndërsa ata që i duan begjat le të kontaktojnë kryetarin e saj Nermin Ferizi”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...