FIFA dënon Etrit Berishën dhe FSHF-në

19 Dhjetor 2016 - 14:03      

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Etrit Berishën, dhe këtë të fundit e ka suspenduar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Izraelit.

FSHF përmes faqes zyrtare konfirmon se është gjobitur me 10 mijë franga zvicerane për sjellje të tifozëve në ndeshjen Shqipëri – Izrael, kurse Berisha është gjobitur me 5 mijë franga për shkak të kartonit të kuq, transmeton Koha.net.

Berisha u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Izraelit pasi e goditi me kokë sulmuesin Ereb Zahavin.

“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur sot me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA gjatë mbledhjes së datës 9 dhjetor. Lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, komisioni ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve. Gjithashtu, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë”, thuhet në konfirmimin e FSH-së.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...