Klopp: Duhet të argëtojmë fansat

19 Dhjetor 2016 - 09:52      

Trajneri i Liverpoolit, Jorgen Klopp ka thënë se lojtarët duhet të japin gjithmonë më të mirën në fushë për të argëtuar fansat.

Liverpooli në këtë sezon ka dhënë disa paraqitje fantastike, por ka pasur edhe rënie, dhe sonte zhvillon derbin lokal me Evertonin që është një mundësi e mirë për të gëzuar fansat, në rast fitore, transmeton Koha.net.

“Ne duhet të bëjmë diçka që fansat vërtet të kënaqen. Jeta është mjaft e vështirë për të gjithë ne, por gjithashtu edhe për fansat tanë, prandaj duhet t’iu japim së paku 90 minuta në javë që ata të mendojnë sa më pozitivisht për klubin e Liverpoolit, dhe çfarë mund të ndodhë me këtë klub në të ardhmen. E di se futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë, por në ato 90 minuta është. E vetmja arsye që ka kaq shumë popullaritet futbolli është se njerëzit janë të interesuar për të, dhe në këtë rast ne duhet t’i argëtojmë fansat, duhet t’iu japim më shumë se 90 minuta”, është shprehur Klopp për Goal.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...