19 Dhjetor 2016 - 10:38
Tatli, që jeton dhe vepron në Finlandë, triumfoi të shtunën mbrëma në Helsinki përballë italianit Manuel Lancia me nokaut teknik në raundin e nëntë, shkruan Koha Ditore.
Tatli 29-vjeçar dominoi përballjen dhe e mbylli para kohe. Për të ishte fitorja e 29-të në boksin profesionist (10 KO) karshi një humbjeje. Humbjen e vetme e kishte pësuar në shtator të vitit 2014, me pikë pas 12 raundeve nga kubani Richar Abril në meçin për titullin e botës në versionin WBA.
Tatli shpreson që së shpejti të vijë te rasti i dytë për të luftuar për titull bote në një nga katër versionet më të mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, IBF dhe WBO).
"Meçi shkoi mjaft mirë, unë e dominova dhe e mbylla para kohës përballjen. Unë pres së shpejti të vijë te rasti për të luftuar për titull të botës. Unë nuk kam ndonjë preferencë dhe jam i gatshëm të boksoj me cilindo kampion të jetë, mjafton të jetë vetëm për titull bote", ka thënë Tatli për gazetën.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...