Foto: Koha / ilustrim

Pasi i ndezi me Johnin, 89-shi teston afrikanë të tjerë

19 Dhjetor 2016 - 10:16      

Kampionia vjeshtore e Superligës së Kosovës në futboll, Trepça '89, në janar do t'i testojë gjashtë lojtarë nga Gana. Kështu ka bërë të ditur kryetari i klubit mitrovicas, Abedin Zeka, të dielën.

Ai shpreson që procedura e pajisjes me viza për futbollistët ganezë të përfundojë para 5 janarit. Zeka thotë se bëhet fjalë për reprezentues të U-21 e U-19 të Ganës, shkruan Koha Ditore.

"Jemi në procedurë për t'i pajisur me viza, dhe shpresojmë që kjo procedurë të kryhet para 5 janarit. Bëhet fjalë për futbollistë cilësorë të cilët janë në U-21 dhe U-19 të Ganës. Por të gjithë do të jenë në test. Pa miratimin e trajnerëve nuk do t'u ofrohet kontratë", ka thënë Zeka.

I pari i 89-shit ka thënë se përforcime me vendorë do të bëhen vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë futbollist të talentuar që nuk ka gjetur hapësirë te klubet e tjera... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...