Bashkimi ndahet me dy lojtarët që “e lanë në lloç”

19 Dhjetor 2016 - 08:34      

Bashkimi është mposhtur thellë, 81:48, të shtunën mbrëma në "Minatori", nga Trepça, shkruan Koha Ditore.

Për Bashkimin ishte vetëm humbja e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll, këtë edicion.

Në klubin prizrenas vlerësojnë se humbja erdhi për faktin se skuadrën e lanë në lloç dy lojtarë të rëndësishëm, Kejuan Johnson dhe Ermin Jazvin. Me Jazvinin tashmë klubi ka ndarë rrugët, ndërsa Johnson është suspenduar dhe ndarja duket në horizont.

Menaxheri i klubit, Arlind Kaçaniku, ka njoftuar se Jazvin ka kushtëzuar paraqitjen me marrjen e rrogës, ndonëse në bazë të një marrëveshjeje interne afat për këtë kishte deri më 20 dhjetor... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...