Francezët detyrohen të pranojnë pastërtinë e Majlindës, i japin fund procesit të turpshëm

19 Dhjetor 2016 - 08:30      

Diçka që dihej nga fillimi, më në fund është pranuar edhe nga francezët, përkatësisht nga autoritetet e Francës për antidoping.

 Është Agjencia Antidoping e Francës (AFLD) që i ka dhënë fund një procesi ndaj xhudistes Majlinda Kelmendi, proces që e kishte hapur në verë.

Natyrisht, fundi i procesit e nxjerr sportisten kosovare të pafajshme dhe të pastër plotësisht, ashtu si është edhe e tërë karriera e saj në xhudo, shkruan Koha Ditore.

E tëra kishte nisur në qershor, kur Majlinda dhe ekipi kosovar i xhudos ishte për përgatitje në Francë. Një kontrollore e AFLD-së kishte shkuar në atë kamp për të testuar xhudistet franceze. U raportua se kur ajo kuptoi që në kamp ka edhe xhudiste nga vende tjera, vendosi t'i testonte edhe ato. Vendosi të testonte edhe Majlindën.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...