Sadiku: Jemi gati për Italinë, mund të arrijmë vendin e dytë

18 Dhjetor 2016 - 15:42      

Armando Sadiku, sulmuesi i kthyer në simbol për shqiptarët në finalet e Europianit të Francës në saj të golit të vetëm që shënuan kuqezinjtë, në një intervistë për Top Channel bën një përmbledhje të një viti që nuk ka shkuar gjithçka sipas parashikimeve.

“Punova për të qenë protagonistë në Evropian për rreth 6 muaj. Shkova në Europian dhashë më të mirën time. Mund të lëvizja gjatë merkatos së verës, por nuk lëviza dot”, u shpreh Armando Sadiku.

Nëse kishte një lojtarë që u lakua më shumë nga kuqezinjtë e Francës sepse kategoria e dytë Zvicerane sigurisht që nuk ishte një vend ideal për formën dhe nivelin që po tregon në këto momente Sadiku.

“Normal që për disa gjera jam penduar, por tashmë nuk kanë më rëndësi. Koha nuk kthehet prapa, do të përkushtohem aty 100% më pas do të shohim, ka kohë deri më 31 janar”, shprehet sulmuesi i kombëtares kuqezi.

Dëmtimi që e mbajti rreth dy muaj jashtë, përkoi edhe me dy humbjet e kuqezinjve me Spanjën dhe me Izraelin, dy ndeshje që kanë ulur jo pak entuziazmin, por ky është një perceptim i jashtëm, pasi brenda kuqezinjve asgjë nuk ka ndryshuar.

“Mund të jetë një moment që ekipi mund të jetë i lodhur nga përgatitja me skuadrat e tyre, pro nuk mendoj se asnjë prej futbollistëve futet në fushë me uniformën e kombëtares dhe nuk jep 100%. Këtë ta harrojë çdo kush që e mendon. Atmosfera është shumë e mirë. Unë besoj se mund ta arrijmë vendin e dytë”, thotë Sadiku.

Edhe sa i përket marrëdhënies me trajnerin De Biazi, Sadiku thekson se nuk ka ndryshuar asgjë, kjo periudhë pushimi ndeshjesh nuk është pushim për komunikimin mes tyre.

“Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt si me trajnerin, si me zv/trajnerin. Asgjë nuk ka ndryshuar madje akoma më shumë është shtuar interesi i trajnerit. Si shkojmë në ekipet tona, si stërvitemi. Si e kemi gjendjen fizike”, tha Sadiku.

Ndeshja e radhës do të jetë ajo përball Italisë që organizatorët si për të vështirësuar vajtjen e tifozëve shqiptar, ka zgjedhur Palermon si vendin për të zhvilluar këtë ndeshje.

“Më ka ardhur shumë keq që luhet në Palermo. Besoj se do të jenë të pranishëm edhe në Palermo, akoma edhe më të shumtë. Ne jemi një popull që kemi mendësi sa do më e madhe të jetë vështirësia, aq më shumë luftojmë për ta kapur. Kështu që besoj që edhe atje do jenë të shumtë shqiptarët", ka thënë ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...