
18 Dhjetor 2016 - 14:02
“Mbretërit” nuk arritën të përfundojnë dilemën e fituesit në 90 minuta, por këtë e bënë pas vazhdimeve, raporton Koha.net.
Më i miri i botës, Cristiano Ronaldo shkëlqeu në këtë takim duke shënuar hetrik, në fitoren prej 4-2.
Benzema kaloi “Mbretërit” në epërsi në minutën e nëntë.
Golat e kohës së rregullt i gjeni KËTU.
Kashima barazoi shifrat në fund të pjesës së parë përmes Shibasakit, që shënoi edhe njëherë në minutën e 52 për t’i dhënë epërsinë e parë ekipit të tij.
Në minutën e 60 Real Madridi barazoi shifrat në 2 me 2 pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë. Ai në vazhdime shënoi edhe dy herë në minutat 98 dhe 104.
Kjo është hera e pestë që Real Madridi fiton këtë trofe.
Ronaldo GOAL (3:2)Real Madrid vs Kashima Antlers by sportscope
Ronaldo Hetrix GOAL (4:2)Real Madrid vs Kashima... by ylberenexhipi
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...