Ibrahimoviq pritet të refuzojë 120 milionë funta ofertën nga Kina

18 Dhjetor 2016 - 10:35      

Raportohet se Zlatan Ibrahimoviq do të refuzojë edhe një ofertë nga Kina për të vazhduar qëndrimin te Manchester Unitedi, transmeton Koha.net.

Daily Mail raporton se oferta e dytë nga Kina do të jetë e vlefshme 120 milionë funta, përderisa Ibrahimoviq verës kishte refuzuar 56 milionë funta në vit vetëm për t’u bashkuar me “Djajtë e Kuq”.

35 vjeçari në verë kishte nënshkruar kontratë një vjeçare me të drejtë vazhdimi edhe për një vit tjetër, gjë që pritet të ndodhë pas paraqitjeve fantastike të suedezit, i cili ka shënuar 16 gola në 25 paraqitje në këtë sezon.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...