18 Dhjetor 2016 - 11:31
Kur Weijland 24-vjeçar u transferua këtë vit nga skuadra e tij që e kishte adhuruar nga fëmijëria, Ajax në Holandë, atij iu dha fanella me numër 39. Disa javë më parë, në një ngjarje në Amsterdam, disa nga tifozët e rinj të klubit i referoheshin atij si "ai djali nga interneti", dhe ai herë pas here kalon kohë edhe në kompleksin stërvitor të klubit, në periferi të kryeqendrës, ku është i njohur për disa lojtarë të skuadrës së parë të Ajaxit dhe stafin e trajnerëve.
Por, një gjë e dukshme dallon Weijlandin nga talentet tjerë të rinj të klubit: Derisa lojtarë tjerë që kanë fanella tek Ajaxi paguhen nga klubi për të luajtur me këmbë, Weijland paguhet për të luajtur me gishta të dorës, përcjell Koha Ditore.
Weijland është një futbollist rekreativ, por është ekspert në FIFA, videolojën e famshme të EA Sports. Ai është pjesë e grupit në rritje të lojtarëve garues, gjatë viteve të fundit, që është transferuar nga një skuadër elitare e futbollit në tentim për t'u lidhur me tregun vazhdimisht në rritje të e-sports.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...