18 Dhjetor 2016 - 10:48
Dielli sapo ka dalë, por moti është i ftohtë në një pasdite vjeshte në fushën e futbollit në Vogelheim, qytezë afër Essenit. Kanë shkuar 40 minuta në ndeshjen ndërmjet Barissporit dhe Atleticos, dy ekipe amatore që bëjnë gara në Kreisliga B, divizioni i dytë më i ulët në kuadër të qytetit të Essenit, shkruan DW.
Dhe, portieri i Barissporit për herë të dytë gjatë kësaj kohe, e nxjerr topin nga rrjeta derisa futbollistët e Atleticos me fanella të bardha po festojnë, përcjell Koha Ditore. Disa duartrokitje vijnë nga vija anësore, ku është mbledhur një numër i vogël spektatorësh për ta përcjellë këtë ndeshje. Ata po pinë kafe dhe po bëjnë shaka me aftësitë e lojtarëve amatorë që po i tregojnë në fushë. Kjo është një ditë e diel e zakonshme në futbollin amator të Gjermanisë, të paktën duket e tillë në shikim të parë.
Megjithatë, ligat e ulëta të futbollit në kuadër të Essenit kanë një problem madje shumë të madh. Pas shpërthimit të fundit të dhunës nëpër disa fusha të qytetit, shoqata lokale e futbollit ka ndaluar caktimin e arbitrave në ndeshjet e tri skuadrave që janë të përfshira në përleshje... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...