Pas shpalljes më i miri në Maqedoni, Ibraimi dëshiron titullin me Shkëndijën

17 Dhjetor 2016 - 19:20      

Besart Ibraimi i gëzohet 2 çmimeve të rëndësishme të fituara atij të futbollistit më të mirë të sezonit 2015-2016 në futbollin maqedonas dhe çmimit të golashënuesit më të mirë.

Në ceremoninë gala të mbajtur në Shkup sulmuesi shqiptar i Shkëndijës së Tetovës u vlerësua me dy çmime pretigjoze, plotësisht të merituara edhe për faktin se Ibraimi zhvilloi një sezon të madh me Shkëndijën dhe falë edhe 25 golave të tij në kampionat skuadra tetovare u rendit në vendin e dytë ndërkohë që arriti të fitonte edhe Kupën e Maqedonisë.

Ibraimi nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të më të mirëve të vitit për shkak se së fundmi i është nënshtruar një operacioni në hundë dhe në mungesë të tij drejtuesit e Federatës Maqedonase të Futbollit ia dorëzuan 2 trofetë e fituar babait dhe vajzës së vogël të lojtarit. Në një intervistë telefonike për Supersport, Ibraimi shprehu ndjesitë e tij për çmimet që fitoi ndërsa ka kërkuar që ta fitojë titullin.

“Ne si profesionistë duhet të japim më të mirën. Do të luftojmë për titull dhe shpresojmë natyrisht që në fund të marrim rezultatet më të mira. Unë gjithmonë jam munduar të jap më të mirën nga vetja, të tjerët vendosin nëse luaj apo jo, por me formën që kam treguar kam merituar të luajë më shumë me kombëtaren maqedonase, por kjo është zgjedhja e selektorit. Tani kemi përvojë më të madhe edhe në Evropë”, është shprehur Ibraimi.

Pas 18 javëve kampionat Shkëndija pozicionohet në vendin e 2-të me 4 pikë më pak se Vardari i Shkupit që kryeson, por sipas 30-vjecarit shqiptar kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për të fituar titullin këtë sezon.

Ibraimi së fundmi ka fituar edhe vendin e tij në përfaqësuesen maqedonase por ende nuk ka arritur të jetë një titullar fiks në skuadrën që drejtohet nga trajneri Igor Angelovski. Një nga objektivat e sulmuesit në aspektin personal është të jetë pjesë e formacionit bazë të Maqedonisë.

Në verë Shkëndija e Tetovës kaloi 3 raunde në Europa League dhe ishte shumë pranë kualifikimit në fazën e grupeve, por u eliminua në Play-Off nga belgët e Gent. Ibraimi nuk nguron ta vlerësojë atë arritje të skuadrës tetovare me shpresën se në 2017-tën, Shkëndija do të bëjë më mirë në Europë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...