Ramos: Shpresoj që në finale të mos jetë i nevojshëm intervenimi im

17 Dhjetor 2016 - 18:32      

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos në prag të finales në Kupën e Botës për Klube shpreson se fituesi të përcaktohet para së të përfundojë i gjithë takimi, dhe të mos ketë nevojë që ai të intervenojë.

Ramos ka qenë vendimtar në 3 finale të rëndësishme, ndërsa edhe në La Liga i siguroi pikë Realit kundër Barcelonës e La Corunas në minutat e fundit të lojës, transmeton Koha.net.

“Më shumë preferoj që ekipi të fitojë para minutave përfundimtarë të takimit. Ka pasur raste kur kam qenë i rëndësishëm, por Reali do të ishte më i qetë nëse nuk ka nevojë të intervenoj. Kurdo që është mundësia që të fitojë një titull, dua ta bëjë atë”, ka thënë Ramos.

Ai ka vlerësuar se kundërshtari i nesërm në finale është një rival i denjë, raporton Marca.

Reali nesër luan në finale të Kupës së Botës për Klube kundër Kashima Antlers, dhe është favorit për t’u shpallur klubi më i mirë në botë për këtë vit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...