
17 Dhjetor 2016 - 16:54
Sistemi i përsëritje së videos, që lejon gjyqtarët menjëherë të shqyrtojnë pamjet e incidenteve që potencialisht mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës, është përdorur për herë të parë të mërkurën kur Kashima Antlersit i ishte akorduar një penalti në fitoren prej 3-0 kundër Atletico Nacional në gjysmëfinale.
Referi hungarez Viktor Kassai e shikoi videon e momentit kur Daigo Nishi i Kashimas u rrëzua dhe ai vendosi që t’i jap penalti, raporton Goal.
“Në ndeshjen e parë me Kashiman gjyqtari nuk e pa situatën dhe asistenti që kontrollonte videot pa një ndërhyrje të pastër prandaj ndërhyri menjëherë”, ka thënë drejtori teknik i FIFA-s, Marco Van Basten
“Referi e shikoi videon dhe tha se ke të drejtë dhe akordoi penalti. Në fund mori disa sekonda më tepër por ishte vendimi i drejtë”, është shprehur ai më tutje.
Infantino e ka cilësuar këtë testim si të suksesshëm.
“Sigurisht se ende ka gjëra që duhet të mësojmë, janë edhe disa tema që duhet t’y shqyrtojmë dhe t’i shikojmë në detaje, por rezultati është ekstremisht pozitiv”, është shprehur Infantino.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...