Komisioni Zgjedhor përçahet rreth kandidaturës së Hasanit

17 Dhjetor 2016 - 08:56      

Besim Hasani nuk e ka të ndaluar të kandidojë për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), post që e mban prej vitit 1996.

Në këtë përfundim ka ardhur Komisioni i Pavarur Zgjedhor i KOK-ut, përkatësisht dy prej anëtarëve të tij: kryetari Astrit Haliti dhe anëtari Emin Dushullovci. Anëtari tjetër i Komisionit, Genc Fazlija, vlerëson se Besim Hasani nuk ka të drejtë të kandidojë për kryetar, shkruan sot Koha Ditore.

Zgjedhjet në KOK mbahen të mërkurën, ndërsa Hasani është njëri prej dy kandidatëve për kryetar. Kandidati tjetër është arbitri i pingpongut, Jeton Beqiri. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...