Allegri: Vështirë ndaj Romës, por dua fitoren

16 Dhjetor 2016 - 23:45      

Në prag të supersfidës mes Juventusit dhe Romës, trajneri i bardhezinjve Masimilliano Allegri u shfaq përpara mediave, për të bërë komentin e tij në lidhje me këtë duel. Sipas teknikut toskan, skuadrën e tij e pret një 90 minutësh shumë i vështirë, ku futbollistët duhet të japin maksimumin.

Gjithashtu ai foli dhe për 11-ëshen e titullarëve që do të zbresin në fushe. Gonzalo Higuain do të aktivizohet që nga minuta e parë, ndërsa se cili do të jetë partneri i tij, kjo mbetet për t’u parë.

“Na pret një ndeshje e vështirë, ku sigurisht nevojitet një punë e madhe nga të gjithë nëse duam të fitojmë. Në sulm do të jetë Higuain por ende nuk e kam vendosur për shokun e tij të repartit. Mund të luajë Manxhukiq ose Dybala, por të tre bashkë është e pamundur. Do të shikoj se si do të ecë seanca e fundit stërvitore dhe më pas do të vendos”, ka thënë ai, transmeton Supersport.
Më tej Allegri deklaroi se do të luajë edhe Miralem Pjaniq, një ish-futbollist i Romës. Për verdhekuqtë, kreu i stolit bardhezi u theksoi se gjatë viteve të fundit, Roma ka treguar se është një kundërshtar i vështirë për t’u mundur.

“Vitet e fundit Roma ka qenë rivali ynë për titullin kampion. Është një skuadër e fortë, e organizuar mirë dhe lojtarë shumë cilësorë. Ndryshe nga fillimi i kampionatit ata po tregohen më të kujdesshëm në mbrojtje. Është një sfidë që nuk vendos kampionatin. Personalisht nuk dua barazimin. Pjaniq do të luajë. Pavarësisht se ai ka qenë një ish-lojtar i Romës, ky fakt nuk e shqetëson atë”, është shprehur Allegri.

Juventusi pas kualifikimit për në fazën e 1/8 në Champions, kërkon ta mbyllë vitin më një bilanc pozitiv, ku përvec 3 pikëshit kundër Romës do të kërkohet dhe triumfi në Superkupën e Italisë kundër Milanit, ndeshje që do të luhet më 23 dhjetor, në Doha të Katarit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...