Sulmuesi kongolez nëpërmjet Kosovës synon Evropën

16 Dhjetor 2016 - 09:58      

Ëndrra e tij është që të bëjë karrierë në ndonjë ekip të Evropës. Prishtinën nuk e llogarit të tillë, por vetëm "trampolinë" për të mbërritur atje ku ëndërron, shkruan sot Koha Ditore.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Prishtinës, kongolezin Gauthier Mankenda. 19-vjeçari para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Prishtinës dhe është i bindur se nëpërmjet futbollit kosovar do të depërtojë në Evropë, në një të ardhme të afërt.

Mankenda është i lindur në Kinshasa, në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, ku së fundi është pezulluar kampionati i futbollit shkaku i frikës nga shpërthimi i revoltës qytetare për shkak të pakënaqësive politike në vend. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...