Ngritja e Ismajlit, inspirim për lojtarët e rinj në vend

16 Dhjetor 2016 - 09:29      

Në edicionin e kaluar nuk grumbullohej nga Prishtina, ndërsa tash ka nënshkruar kontratë të re e të përmirësuar me Hajdukun, që i ka premtuar se shumë shpejt mund ta dërgojë në ndonjë ligë evropiane.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli, që tashmë llogaritet pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ismajli të enjten ka njoftuar se e ka vazhduar për një vit kontratën me Hajdukun e Splitit, njërin prej klubeve më të adhuruara në rajon, shkruan sot Koha Ditore.

20-vjeçari me klubin kroat kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2019, ndërsa kontrata e re e "lidh" me klubin e "Torcidës" deri më 30 qershor të vitit 2020. Po ashtu me kontratë të re Ismajli ka përfituar kushte shumë më të favorshme te Hajduku.

Ndër të tjera i është rritur ndjeshëm edhe paga. Ismajli është shumë i kënaqur me pagën e re e po ashtu për faktin që klubi me kontratë të re ka treguar se u beson cilësive të tij.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...