Barça kthen sytë nga Taulant Xhaka

16 Dhjetor 2016 - 09:08      

Skuadra e Barcelonës po përgatit një lëvizje befasuese, pasi trajneri Luis Enrique ka shprehur interesim për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, shkruan uebfaqja "Sportskeeda".

Enrique e sheh Xhakën si përforcim ideal për të zgjidhur problemin e Barcelonës në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi futbollisti shqiptar te Baseli shpesh luan në këtë pozitë, transmeton Koha Ditore.

Tentimin për Xhakën skuadra spanjolle do ta bëjë gjatë miniafatit kalimtar të dimrit, pasi nga ekipi pritet të largohet Aleix Vidal dhe në pozitën e mbrojtësit të djathtë do të mbetet vetëm Sergi Roberto.

Xhaka 25-vjeçar ka kontratë me skuadrën e Baselit deri në vitin 2021 dhe këtë edicion ka regjistruar 24 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe 16 ndeshje me Shqipërinë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...