Rashkaj mohon mundësinë e kthimit në Kosovë

15 Dhjetor 2016 - 13:57      

Mesfushori kosovar, Anel Rashkaj, ka thënë se nuk është duke menduar të luajë për ndonjë skuadër në Kosovë. Ai ka thënë se është ende i ri për t'iu bashkuar futbollit kosovar.

Rashkaj 27-vjeçar është duke pritur ndonjë ofertë nga ndonjë skuadër në Suedi. Ditë më parë është raportuar se për Rashkajn ka interesim prej disa skuadrave nga Kosova.

"Kontrata në Norvegji me Sandnesin më ka përfunduar dhe jam në kërkim të ndonjë ekipi tjetër. Interesim ka, por ende asgjë konkrete. Nuk kam marrë ndonjë vendim të kthehem në Kosovë. Në plan e kam kah fundi i karrierës sime, por jo tash. Jam duke shikuar ndonjë skuadër në Skandinavi, konkretisht në Suedi ku edhe e kam familjen. Nuk i dihet futbollit, mund edhe të vijë ndonjë ofertë jashtë shteteve skandinave. Duhet të pres dhe në fund ta marr vendimin e duhur", ka thënë Rashkaj për gazetën Koha Ditore.

Rashkaj në Suedi ka luajtur për Halmstadin, kurse së fundi ishte pjesë e Sandnesit. Ka qenë edhe kapiten i përfaqësueses së Kosovës, por kohët e fundit nuk është ftuar për shkak të rënies në karrierë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...