Kosova heq dorë nga trajnerët maqedonas, pasi ra në grup me Maqedoninë

15 Dhjetor 2016 - 11:16      

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) përfundimisht ka vendosur që Përfaqësuesen ta drejtojë një trajner i huaj. Dhe ky trajner deri para pak ditësh kërkohej në Maqedoni, por pasi Kosova ra në një grup me Maqedoninë në parakualifikimet e Botërorit "Kina 2019", ky opsion ra.

I pari në listë ishte Marin Dokuzovski, ish-trajneri i Sigal Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

"Në opsion ishin dhe mbeten trajnerët e huaj nga rajoni, por tashmë kanë rënë ata nga Maqedonia për shkak se Kosova bën pjesë në të njëjtin grup me këtë shtet. Dokuzovski ka qenë favoriti kryesor për ta marrë ekipin e Kosovës, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe fokusi është larguar nga trajnerët e Maqedonisë", ka thënë një burim i afërt me FBK-në në kushte anonimiteti.

Zyrtarë të FBK-së nuk pohojnë e as mohojnë këtë. E gjitha që thonë është se do të marrin trajner të huaj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...