Lajm i mirë për tifozët e Feronikelit

14 Dhjetor 2016 - 22:13      

Anëtari i kampionit në fuqi, Feronikelit, Ardian Limani ka qetësuar tifozët e klubit nga Drenasi, duke i njoftuar ata se ai nuk do të lëvizë nga klubi.

Përgjigja e Limanit vjen pas një shkrimi të publikuar se ai do të rikthehet te Drita.

"Unë si lojtar aktual i Feronikelit dua që të demantoj këtë lajm, të cilin e kanë shpikur nga vetja persona që as nuk i njoh. Qëndrimi im te Feronikeli nuk varet as nga ardhja e dikujt, e as nga largimi i dikujt tjetër. Përderisa kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Feronikelin, nuk mund të thuhet një gjë e tillë. Pra, është vetëm një shpifje!”, ka thënë Limani për faqen zyrtare të Feronikelit dhe ka shtuar se do të qëndrojë në Feronikel.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...