Majlinda e Nora u kthehen garave ndërkombëtare

14 Dhjetor 2016 - 09:16      

Të shtunën Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova kthehen në gara ndërkombëtare të xhudos, shkruan sot Koha Ditore.

Ato do të garojnë për klubin turk Galatasaray në Golden League, që është gara elitare evropiane në nivel të skuadrave.

Xhudistet më të mira kosovare paraqiten rregullisht në vitet e fundit për Galatasarayn në dy gara gjatë muajit dhjetor, në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi të klubit turk me klubin Ippon nga Peja.

Majlinda e Nora janë adutet kryesore të Galatasarayt, që në përbërje e ka edhe një austriake. Por pasi lejohen vetëm dy të huaja që të garojnë, gjasat që Galatasaray të fitojë titullin nuk vlerësohen edhe shumë të mëdha.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...