Pas rinovimit, stadiumi nuk do t’i jepet klubit Prishtina

14 Dhjetor 2016 - 09:05      

Rreth 400 nxënës të Shkollës së Futbollit Prishtina së bashku me futbollistët e ekipit të parë gjetën fusha të ndryshme për të vazhduar stërvitjet, kur në korrik të këtij viti nisi renovimi i tërësishëm i stadiumit të qytetit të Prishtinës.

Por stërvitjet jashtë stadiumit të qytetit do t'i vazhdojnë edhe pas renovimit. Klubi i futbollit Prishtina do të humbë statusin që e kishte para nisjes së renovimit, shkruan sot Koha Ditore.

Në bazë të kontratës me Komunën e Prishtinës si pronare e stadiumit, klubi Prishtina shfrytëzonte dhe menaxhonte tërë stadiumin, por kështu nuk do të jetë pas renovimit të tij. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...