14 Dhjetor 2016 - 08:40
Shorti është tërhequr të martën në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës. Shorti për ekipet kosovare që për herë të parë do të paraqiten në këtë rang të garave pas pranimit të FFK-së është vlerësuar jo i lehtë, shkruan sot Koha Ditore.
Ekipi U-17 është në Grupin e nëntë prej 13 grupeve që do të jenë në fazën e parë dhe do të luajë kundër Holandës, Uellsit dhe Hungarisë. Ndeshjet e grupit të Kosovës do të zhvillohen në Hungari, më 10, 13 dhe 16 tetor të vitit të ardhshëm. Evropiani U-17 do të mbahet në Angli në verën e vitit 2018.
Ndërkohë ekipi U-19 i Kosovës bën pjesë në Grupin 6 së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Lituaninë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Austri, kurse Kosova do të luajë në datat 3, 6 dhe 9 tetor të vitit të ardhshëm.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...