Kane: Tottenhami është në garë për titull

13 Dhjetor 2016 - 16:58      

Sulmuesi Harry Kane ka insistuar se Tottenham Hotspuri është ende në garë për titullin e Premier Ligës, edhe pse është dhjetë pikë larg liderit Chelseat.

Londinezët kanë siguruar vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit në ligë. Së fundmi pësuan disfatë nga Manchester Unitedi me rezultat 1 me 0.

Spurs ka një pikë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar kur befasuan me formën e mirë, por në fund u ndalën nga Leicester City që vazhdoi formën e duhur për ta fituar titullin.

Kane beson se sivjet ekipi ka mësuar nga forma e vitit të kaluar dhe pret që forma e mirë të shfaqet në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

“Nuk mendoj se jemi jashtë garës për titull”, ka thënë Kane për Sky Sports.

“Në pozitë të njëjtë ishim edhe vitin e kaluar dhe ishte e njëjta kohë kur filluam të nxirrnim rezultate pozitive. Në dhjetor dhe janar ne siguruam shumë pikë”.

“Kjo na shtyn të besojmë se mund të arrijmë suksese. Ka shumë ekipe të mira në ligë dhe ekipet para nesh sigurisht se do të lëshojnë pikë”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...