Armend Dallku shpallet “Mjeshtër Sporti” në Ukrainë

13 Dhjetor 2016 - 15:41      

Ish-mbrojtësi i kombëtares tonë si dhe aktualisht lojtari titullar i Prishtinës në kampionatin kosovar ka marrë një çmim tejet të rëndësishëm për karrierën e tij.

Në ceremoninë e 25-vjetorit të Federatës Ukrainase të Futbollit, Dallku është vlerësuar me çmimin “Mjeshtër Sporti”.

Faktin e ka publikuar vetë mbrojtësi nëpërmjet fotove në faqen e tij të Facebook. Kjo është një arritje tepër e rëndësishme kur vjen puna për vlerësimet që u bëhen shqiptarëve nga vendet e huaja.

Armend Dallku ka debutuar në 2005-ën me kombëtaren shqiptare dhe që prej atij viti deri në sezonin e shkuar, është aktivizuar edhe me ukrainasit e Vorskla Poltava, karriera e të cilit nuk mbeti pa u vlerësuar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...