13 Dhjetor 2016 - 13:04
Kosova fillimisht me short u tërhoq në grup me Serbinë, por ishte e ditur paraprakisht se këto dy skuadra nuk do të lejoheshin në të njëjtin grup dhe për këtë arsye Serbia u zhvendos në grupin 7, derisa Austria u përfshi në grupin e Kosovës, transmeton Koha.net.
Në Grupin 6 Kosova do të përballet me Austrinë, Izraelin dhe Lituaninë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen më 3, 6 dhe 9 tetor në Austri.
Programi i ndeshjeve të Kosovës
3 tetor, 2017: Kosova – Austria
6 tetor, 2017: Kosova – Izraeli
9 tetor, 2017: Kosova – Lituania
Në anën tjetër Shqipëria U-19 do të ketë përballë Ukrainën, Norvegjinë dhe Malin e Zi.
Më herët gjatë ditës së sotme ishte hedhur shorti edhe për kualifikimet e Evropianit për U-17.
Në këtë kategori Kosova në Grupin 9 përballet me Holandën, Uellsin dhe Hungarinë, kurse Shqipëria luan ndaj Spanjës, Kroacisë dhe Lihtenshtajnit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...