Foto: Reuters

Reali i gatshëm për Botërorin e klubeve

13 Dhjetor 2016 - 11:25      

Real Madridi po lufton me efektet e lodhjes së udhëtimit, por është plotësisht i fokusuar për përballjen gjysmëfinale të Botërorit të klubeve kundër ekipit meksikan Club America, ka thënë trajneri i Realit, Zinedine Zidane, të hënën.

Kampioni i Amerikës së Veriut, asaj të Mesme dhe i Karaibeve, Club America, ka kaluar në gjysmëfinale, pasi mposhti 2:1 ekipin kampion të Azisë, Jeonbuk Motorsin, e të Koresë së Jugut, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Fituesi i përballjes mes Realit dhe Club Americas do të ndeshet në finale me fituesin e duelit mes Atletico Nacionalit dhe Kashima Antlersit.

"Ndeshja më e rëndësishme për ne është ndeshja e radhës dhe gjëja e vetme që më shkon në mendje është përballja e së enjtes. Do të japim çdo gjë për të fituar. Unë kam shikuar tri ndeshje të Club Americas, atë të fundit kundër koreanëve, një ndeshje të kupës dhe një derbi. Para kësaj nuk kam ditur asgjë për kundërshtarin dhe është dashur të analizojmë kundërshtarin. Duhet të kemi kujdes", ka thënë Zidane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...