Duke u futur në kafaz, Harrison ndihmon një shou të bëhet sport

13 Dhjetor 2016 - 13:15      

Vetëm një amerikane ka fituar medalje të artë olimpike në xhudo: Kayla Harrison. Dhe ajo ka fituar dy të arta, në “Londra 2012” dhe në “Rio 2016”.

Por, me gjithë arritjet e saj, Harrison është xhudistja e dytë më e famshme e SHBA-së, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Pozita numër një i takon ish-shoqes së saj të dhomës, Ronda Rousey, që ka fituar medaljen e bronztë në “Pekini 2008” dhe bëri famë, pasuri dhe pushtoi ballinat e revistave si luftëtare në serinë UFC, që është seria më e madhe e arteve të përziera marciale.

Tash Harrison 26-vjeçare planifikon të ndjekë atë dhe të futet në luftërat në kafaz, në serinë World Series of Fighting.

“Nëse do të paraqiteshit në apartamentin tonë në vitin 2007 dhe do të thoshit, 'Një nga ju do të fitojë dy medalje të arta olimpike dhe njëra do të bëhet ikonë sportive', atëherë të dyja do të thoshim se po talleni”, ka thënë Harrison.

“Katër vite më parë, nëse do të doja të bëhesha luftëtare e arteve të përziera marciale, atëherë nuk do të ishte diçka që një femër do të mundë të fitonte para të mëdha”.

Duke iu referuar Rouseyt, ajo ka shtuar: “Ajo ka krijuar një rrugë për femrat si unë që duan të bëjnë para nga sporti. Unë shpresoj që xhudistet të vazhdojnë të dërrmojnë kundërshtaret në kafaz. Unë synoj ta bëj këtë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...