13 Dhjetor 2016 - 12:22
Joshua të shtunën mbrojti titullin e botës në versionin IBF duke triumfuar me nokaut teknik në raundin e tretë ndaj amerikanit Eric Molina, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Ai do të përballet me Klitschkon më 29 prill në Wembley, në një meç që pritet të thyejë rekordin britanik për tifozëri. Meçi do të jetë i vlefshëm për titujt e botës në versionet WBA, IBF dhe IBO.
Joshua 27-vjeçar së fundi ka nisur të punojë sërish me orar të plotë me trajnerin McCracken, i cili e kishte stërvitur atë si amator dhe e kishte ndihmuar të fitonte medaljen e artë në lojërat olimpike “Londra 2012”.
“Pa dyshim ai mund të nokautojë cilindo kundërshtar. Nëse i godet mjaftueshëm fort, ai do t'i nokautojë ata. Anthony di të boksojë, di të lëvizë dhe ka balancë fenomenal. Shpejtësia është çelësi, po ashtu. Kur ke shpejtësinë e tij, atëherë kundërshtari nuk i sheh grushtet duke i ardhur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...