Foto: Koha

Salihu paralajmëron turne për fundvit

13 Dhjetor 2016 - 11:55      

Legjenda e boksit Aziz Salihu nuk e ka ndërmend të ndalet. Pasi ka kaluar telashet shëndetësore, u është kthyer punëve të vjetra. Më 25 dhjetor do të organizojë turneun e radhës në boks.

Salihu premton se boksierët e gjashtë shteteve pjesëmarrëse do të zhvillojnë meçe të forta, shkruan sot “Koha Ditore”. Për pjesëmarrje në turneun që do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka ftuar boksierë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Novi-Pazarit dhe të Belgjikës. Thotë se do të mbahen tetë deri në dhjetë meçe.

“Këtë turne kam dashur ta organizoj më herët, por për shkak të sëmundjes nuk arrita. Por këtë turne do ta mbaj. Do të jetë një organizim i shkëlqyer, ashtu siç i kam organizuar gjithnjë. Do të vijnë boksierë mjaft cilësorë. Secili meç do të jetë interesant dhe me një boks të nxehtë”, ka thënë Salihu.

Salihu ka organizuar shumë turne të ndryshëm për personalitete të ndryshme.

“Nuk dua të ndalem. Dua të organizoj derisa të mundem turne për të mirën e boksit. Unë jam një njeri i boksit dhe nuk mund t'i harroj boksierët. Këtë turne ma ka mundësuar ta zhvilloj Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kam gjetur mbështetje te MKRS-ja, por jo edhe te Komuna e Prishtinës. Shpresoj që ta kem edhe mbështetjen e Komunës”, ka theksuar Salihu.

Për boksierët fitues Salihu ka thënë se do të ketë edhe shpërblime.

“Gjithmonë e kam shpërblyer djersën e boksierëve dhe njëjtë do të jetë edhe në turneun e 25 dhjetorit. Me aq mundësi sa kam gjithnjë u kam dalë në krah boksierëve”, ka thënë Salihu. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...