Foto: Reuters

Mahrez, lojtari i vitit në Afrikë

13 Dhjetor 2016 - 11:25      

Mesfushori algjerian i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë të vitit në Afrikë, çmim që ndahet nga BBC-ja.

Tifozët nga mbarë bota kanë votuar algjerianin, para Pierre-Emerick Aubameyangun e Dortmundit, Andrea Ayewin e West Ham Unitedit, Sadio Manesin e Liverpoolit dhe Yaya Touren e Manchester Cityt, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

“Ka rëndësi të madhe për mua, është një çmim i madh për çdo lojtar afrikan dhe jam shumë i lumtur dhe krenar. Është gjithmonë e mirë të fitosh shpërblime dhe për lojtarët afrikanë është nder i madh. Falënderoj shumë të gjithë tifozët nga mbarë bota”, ka thënë Mahrez.

“Po ashtu dua të falënderoj tifozët algjerianë dhe të dedikoj këtë shpërblim për ta dhe familjen time. Unë thjesht do të vazhdoj të punoj më tutje dhe të shoh para”.

Ky çmim i vë kapak një viti të jashtëzakonshëm të Mahrezit. Ai udhëhoqi edicionin e kaluar Leicester Cityn drejt titullit të Premier Leagues së Anglisë dhe u zgjodh lojtari i vitit nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë të Anglisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...